Kim Kardashian ka një hall të madh: Po sikur burrat të mos duan të dalin më me të pas divorcit?

Kur qahet dhe Kim, nuk dimë ç’të themi. Showgirl që gjithmonë është lakmuar për format trupore e që është përshkruar si ëndrra e meshkujve, sot deklaron se ka frikë mos meshkujt nuk duan të dalin më me të pas divorcit. Një burim për “Us Weekly” tregoi se Kim ndihet e pasigurtë pas divorcit.

“Ajo nuk po fokusohet tek lidhjet për momentin, por shqetësohet se meshkujt nuk do duan të dalin me të për shkak se lidhja e saj me Kanyen u bë shumë publike. Ajo e di që është e vështirë të kesh besim tek dikush dhe mendon se do kërkojë shumë kohë derisa të lë dikë në jetën e saj private. Ishte e lehtë me Kanyen sepse ata ishin miq më përpara dhe kishin besim tek njëri-tjetri”-tregoi burimi.