Kim Kardashian drejt divorcit me Kanye West
Kim Kardashian raportohet se po ndjehet e ‘bllokuar’ nga Kanye West pasi dyshja patën një ribashkim jo edhe aq të mirë në Wyoming.
Megjithatë, pas ribashkimit të tyre, ata raportohet se nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje, duke krijuar çështje të reja për të ardhmen e martesës së tyre.“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për të”, ka thënë një burim për People.
“Ajo është shumë e mërzitur… Kim ndihet e bllokuar. Ajo e do Kanye dhe e mendon atë si dashurinë e jetës së saj. Por, ajo nuk e di se çfarë do të bëjë”.
Burime të shumta kanë pohuar se martesa e çiftit ka qenë nën tendosje para incidenteve të javëve të kaluara dhe tani është afër ‘thyerjes’.
“Në asnjë aspekt të pasigurt, Kanye i tha Kim se po planifikon të qëndrojë në Wyoming. Kush e di se për sa kohë”, shton më tej burimi.“Ata janë thjesht në trajektore krejtësisht të ndryshme me Kanye, madje nuk pranon se ai duhet të kërkojë ndihmë. Kim është e lodhur dhe tejet e trishtuar për të gjithë situatën”.