Kim Kardashian dhe vajza e saj North, rrëmbejnë vëmendjen me kombinimet nga “Chanel”!

Ylli i reality shoë-t, Ylli televiziv, Kim Kardashian i përshtati veshjet “Chanel” me ato të vajzës së saj nëntëvjeçare North nga e njëjtë firmë e njohur në një seri të reja fotografish, të cilat i postoi në Instagram. North dhe nëna e saj ishin të veshur të dyja me të zeza nga koka te këmbët për albumi e fotove, i cili përfshinte një puthje të ëmbël të Kimit në faqe nga vogëlushja e saj.

“Është bota e North, unë jam thjeshtë në të”, shkroi Kim, e cila mburret me 355 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër dhe një palë pantallona lëkure të zeza i dhe i përshtati me një sërë dorezash të ngjashme. Themeluesja e “SKIMS” e kompletoi me një çantë masive “Chanel”, e një të ngjashme mbante edhe North.

Vajza kishte të veshur edhe ajo një bluzë lëkure dhe pantallona të gjera, ndërsa nënë e bijë mbanin syze dielli mjaft ekstravagante. North prej kohësh ka marrë vëmendje me paraqitjet e saj përkrah së ëmës, madje edhe në rrjetin sociale TikTok dyshja herë pas here realizojnë video të përbashkëta që shpejt bëhen virale.

Bordo