Kim Kardashian dhe Pete Davidson po shijojnë dashuri adoleshentësh

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë më të afërt se kurrë dhe këtë e dokumentojnë shenjat në qafën e Pete. Këtë fundjavë dyshja mbërritën së bashku për darkë dhe u shoqëruan nga truproja e tyre në një dhomë private të një restoranti luksoz.

Kim dhe Pete u panë të kapur për dore dhe nuk ndalonin së qeshuri.

Edhe pse Pete është mësuar të lidhet me vajza të famshme, në disa foto shfaqet i habitur nga vëmendja e mediave që i rrethonte. Ndërsa Kim nuk është dukur kurrë më e lumtur në media.

Aktori është partneri i parë për Kim që pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West në shkurt të këtij viti.