Kim Kardashian dhe Mario ortakë në biznes, nuk do e besoni çka bërë grimieri shqiptar këtë herë

Pak ditë më parë, Kim Kardashian dhe grimieri me origjinë shqiptare Mario njoftuan se tashmë janë edhe partnerë në biznes, duke shpallur kështu ortakërinë e tyre. Ata kanë prezantuar paletën e re me tonet e syve KKWxMARIO. Nëpërmjet një postimi që ka bërë Mario në Instagram, ka treguar se u ka vendosur toneve emra, njërën prej të cilave e ka quajtur “Albanian”. Sipër fotos ai pyet ndjekësit nëse u pëlqejnë emrat që u kanë vendosur toneve, duke treguar se çdo emër ka një kuptim të veçantë për dyshen, Mario e Kim. Ky projekt biznesi u bë publik pas disa fotove të tyre, ku ata pozonin pranë njëri-tjetrit.