Kim Kardashian dhe Kanye West prindër për herë të katërt

Ka ardhur në jetë fëmija i katërt i Kim Kardashian dhe Kanye West. Djali, emri i të cilit ende nuk dihet, lindi përmes një nëne zëvendësuese. 39-vjeçarja, në një postim në Twitter, u shpreh shumë e emocionuar.

Kim-2

“Ai është perfekt. Është binjaku i Chicago. Jam i sigurt që do ndryshojë shumë, por tani duket njësoj si ajo”, shkroi Kim sipas Klan Plus. Çifti West janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, North, Saint dhe Chicago.