Kim Kardashian dhe Kanye West heqin dorë nga këshillimi martesor, kontaktojnë avokatët për divorcin
Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj prej 6 vitesh, Kanye West kanë ndaluar së shkuari për këshillim martesor, mes raportimeve se çifti i famshëm po shkojnë drejt divorcit.
Ylli i televizioneve dhe reperi kanë shkuar në terapi në përpjekje për të rregulluar marrëdhënien e tyre.
Raportohet se çifti u janë drejtuar avokatëve për tu divorcuar.
“Ai ka folur me avokatët e divorcit gjatë kësaj jave,”– tha një burim për People.
40-vjeçarja dhe Kanye kanë jetuar të ndarë pasi lidhja e tyre u bë ‘toksike’ pas disa muajsh terapie.
“Kim dhe Kanye nuk kishin asnjë mundësi tjetër përveç se të jetonin të ndarë sepse komunikimi midis tyre ishte bërë kaq toksik,”– tregoi një burim për Us Weekly. “Ata donin të gjenin një mënyrë për tu marrë vesh kur kaluan kohë së bashku. Por arriti në pikën kur grindjet e tyre u kthyen në ‘përplasje të keqe’ mes tyre, dhe meqenëse asnjëri nuk donte që fëmijët të ekspozoheshin ndaj kësaj armiqësie, vendosën të qëndronin larg njëri-tjetrit”.
Kim dhe Kanye u martuan në Firence të Italisë në maj të 2014-ës dhe kanë katër fëmijës së bashku vajzat North, 7-vjeçe, Chicago, 3-vjeçe, dhe djemtë Saint, 5-vjeç dhe Psalm, 1-vjeç.
/Panoramaplus.al