Kim & Kanye udhëtojnë me avionin superlukosoz, pamjet nga brenda ju mahnisin!

Kim Kardashian dhe Kayne West njihen për jetën luksoze që bëjnë dhe pasurinë që kap vlera të mëdha. Disa minuta më parë ka qenë ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ që ka publikuar disa video në ‘Instagram’ ku shfaqet teksa nis një udhëtim me një avion privat superluksoz, bashkë me bashkëshortin e saj. Ajo flet gjatë kohës që xhiron dhe tregon se është hera e parë që provon këtë eksperiencë, ndërsa me shaka vazhdon fjalën duke thënë që as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për aviona të tillë. Më pas Kim ndan me ndjekësit e saj pamjet nga arredimi i avionit, i cili ka një dhomë gjumi, banjë luksoze, dhomë ngrënie, korridor gjigand dhe gjithçka tjetër, shkruan Who. Me ironi, ajo e konsideron këtë udhëtim si diçka shumë të zakontë, megjithëse në fillim mahnitet edhe vetë.