Kim Jong Un shfaqet për herë të parë me vajzën, mesazhi i fshehtë që përcjell
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zgjedhur që në banketin për 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane të shfaqet krah vajzës së tij.
Referuar mediave ndërkombëtare, një vendim i tillë i Kim Jong Un shihet si një tregues se si po përpiqet që të prezantoj para popullit pasardhësin e tij, në një regjim familjar autoritar që daton dekada më parë.
Vajza, që besohet të jetë fëmija i dytë i Kim, Ju Ae, është rreth 9 vjeç dhe u pa teksa po ecte krah për krah me Kim. Kjo “paradë” u shoqërua me duartrokitje nga oficerët e pranishëm.
Sundimi i familjes Kim në Korenë e Veriut shtrihet në vitin 1948, kur Kim Il Sung erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore. Kur ai vdiq në vitin 1994, djali i tij Kim Jong Il mori kontrollin e vendit. Kim Jong Un erdhi në pushtet në dhjetor 2011 pas vdekjes së Kim Jong Il, babait të tij.
/abcnews.al