Kim flet për Pete pas daljes “zyrtarisht si çift” në Instagram
E ftuar në episodin e ri të “The Ellen Show”, Kim Kardashian foli për herë të parë publikisht për romancën me Pete Davidson.
Ndonëse të lidhur që prej tetorit të vitit të kaluar, Kim dhe komediani e bënë marrëdhënien zyrtare në Instagram vetëm para pak ditësh.
“Besoj se asgjë nuk është zyrtare për aq kohë sa ti nuk e poston në Instagram apo jo? Nuk kisha bërë asnjë plan në lidhje me postimin, thjesht kam fotografi të bukura tonat dhe doja t’i ndaja. Pastaj thoja me vete: ‘mos u bëj kaq e dëshpëruar, mos posto kaq shumë, ndaj thjesht diçka.'”
Kim tha se nuk ka dalë me dikë para se Instagrami të ekzistonte, prandaj s’e di me siguri cila është gjëja e duhur për t’u bërë.
“Unë s’i di mirë rregullat duke qenë se s’kam dalë me dikë para se të ekzistonte Instagrami. Në jetë, pavarësisht asaj që ndodh i inkurajoj njerëzit që dua dhe miqë e mi, të jenë të lumtur. Unë e kërkova lumturinë. Thashë me vete: ‘Jam në të 40-at e mia, thjesht shko kërkoje dhe gjeje lumturinë.’ Mora gjithë kohën time dhe e gjeta. Tani ndihem kaq mirë dhe dua ta mbaj përgjithmonë çfarë gjeta.”- vazhdoi Kim e cila padyshim i referohej të dashurit të saj.
Në po të njëjtën intervistë, Kim foli edhe për tatuazhet e famshëm të Pete dedikuar asaj që në fakt ishin shumë më shumë se emri KIM në krahëror.
Anabelmagazine