Kim dhe Kanye, si çdo çift, mbajnë kontakte vetëm për një arsye

Kim dhe Kanye janë akoma në qendër të mediave edhe pse me lajmin e ndarjes së tyre tashmë jemi mësuar.

Sipas burimeve pranë çiftit për “HollywoodLife”, raporti i tyre aktual është krejt i ngurtë dhe nëse ka dy ose tre biseda njëherë në ca kohë, sebep janë vetëm fëmijët.

Sipas miqve të çiftit, Kim e pranon çdo telefonatë nga Kanye, por komunikimi i tyre është i prerë dhe i rrallë, ndërsa fëmijët i mbajnë me rradhë në ditë të ndryshme.

Mësohet gjithashtu se dy personazhet e njohur do e ndajnë kujdestarinë shumë shpejt, sapo gjykata të japë vendimin për ta.

Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë: North 7 vjeç, Saint 5, Chicago 3 dhe Psalm 1 vjeç./revistawho.com