Kim dhe Kanye kërcënojnë trupërojën pas deklaratës së tij
Para pak ditësh ish-truproja e Kanye West, Steve Stanulis ka zbuluar disa nga rregullat më qesharake të tij gjatë kohës kur punonte për të. Ai u shpreh se nuk do donte të punonte më kurrë me reperin dhe e quajti punëdhënës të vështirë dhe madje shumë koprac.Nëse më përpara keni lexuar se Kanye është bipolar, këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish-truproja e tij, pasi ai theksoi se kishte luhatje të theksuara humori. Por kujdes ama kur flet për Kim dhe Kanye, sepse ata nuk të lënë asnjë gjë mangut. Menjëherë pas deklaratës së tij, ka ardhur edhe reagimi i tyre, ose më saktë, kërcënimi i tyre.
“The Daily Mail” bën me dije se Kim dhe Kanye e kanë kërcënuar ish-truprojën e tyre dhe ata do të përballen në gjyq. Sipas tyre, deklarata e tij është e rremë dhe të gjitha gjërat që ai ka thënë janë shpifje. Madje ata shtojnë se Stanulis ka shkelur një marrëveshje konfidencialiteti.
Kim dhe Kanye e kërcënojnë atë se nëse Steve Stanulis vazhdon dhe bën sërish këtë shkelje, ai do duhet të paguajë 10 milion dollarë. Ndërsa avokati i ish-truprojës së tyre, kërcënimet e tyre i quan të paarsyeshme. Nëse lart e poshtë keni dëgjuar që në fakt të famshmit e Hollywood-it i njoftojnë vetë paparacët që t’ju bëjnë foto (sigurisht që në ditën e tyre më të mirë), këto fjalë në fakt janë të vërteta sipas ish-truprojës së Kim dhe Kanye West.
“Para së gjithash, nuk ka asnjë mënyrë që paparacët ta dinë se ku ndodhen ata. Padyshim që dikush i telefonon përpara. Ky është vetëm mendimi im … Unë thjesht po e them këtë sepse nuk është rastësi që kudo që jemi, ata janë gjithmonë atje”, është shprehur ai. Por mësimi që mori Steve Stanulis sot dhe ne bashkë me të është që ‘mendohu disa herë para se të flasësh për Kim dhe Kanye’.