Kidda tregon nëse kënga “Malli” është dedikim dhe flet për marrëdhëniet me vajzat

Kidda është padyshim një nga artistët më të suksesshëm të momentit në tregun muzikor shqiptar, me hite si “Loca” apo “Malli” që janë kthyer në të preferuarat e publikut brenda një kohe të shkurtër.

Reperi ishte i ftuar dje në emision “Pardon My French”, në Top Albania Radio”, ku në një intervistë ndryshe nga të tjerat, rrëfeu detaje nga jeta e tij personale dhe karriera. Ndër të tjera Kidda u pyet në lidhje me marrëdhëniet e tij me vajzat, më saktësisht:

“Që të jemi të qartë, vajzat duhet t`i marri “Malli” se je i zënë apo të jenë “Loca” se je single?”

Pyetje së cilës reperi i dha një përgjigje jo fort të qartë si: “Të dyja”, me humor sigurisht. Ndërkohë ai u shpreh se ka pasur gjithnjë sukses me vajzat, por që natyrisht fama dhe fakti që tani është një kënëgtar i njohur e ka ndihmuar në këtë aspekt.

Nga ana tjetër ai zbuloi se kënga “Malli”, pavarësisht se flet për një histori dashurie, nuk i dedikohet një vajze speciale, por është i frymëzuar nga historitë që mund t`i ndodhin të gjithë njerëzve. Ndërkohë për të lexuar surprizën që Kidda ka rezervuar për vitin 2021, klikoni këtu.

/News31