Kida kopjon Alores? Kënga e saj e re ka të njëjtin titull me “Paranoja”

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Kida ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në profilin e saj të Instagramit, ku së fundi ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të projektit të saj, me titull“Paranoia”.

Por këngëtari shqiptar që jeton në Danimarkë, Orges Qato, i prezantuar në muzikë si Alores, publikoi në 28 shkurt të këtij viti klipin e tij të fundit me këtë titull “Paranoja”realizuar nga “Paraclitus pictures”, një projekt muzikor i producentit Gent Myftaraj, me vargje të vetë Alores.

Ndërsa Kida, e prezantoi këtë projekt pas tij, më 13 mars, duke e kënduar në studio. Bashkë me artikullin po publikojmë edhe klipet e dy këngëtarëve, ku Kida pason Alores duke përdorur të njëjtin titull.

/www.story.al