Kida flet për dashurinë e munguar: “Kam nevojë të kem një njeri afër, por…”
Kida është ndër të paktët personazhë publikë që nuk është përfolur për ndonjë histori dashurie. Në intervista të ndryshme këngëtarja e ka vënë theksin më së shumti tek puna e saj. Së fundmi Kida ka qenë e ftuar në emisionin “Nd’rrimi i natës” dhe aty ka folur hapur për jetën e saj private. Drejtuesi i emisionit ka sjellë në kujtesë një deklaratë të këngëtares të vitit 2016-të, ku ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë të dashur, shkruan Who. E pyetur nëse ka ndryshuar kjo gjë, Kida është shprehur: “Akoma nuk ka ndryshuar. Kam dëshirë t’i jap vetes më shumë kohë të krijojë diçka të timen. Mendoj se jam akoma e re ta ndjej këtë gjë”. Megjithatë ajo ka thënë se e ndjen që ka nevojë të ketë afër një njeri në jetën e saj. Gjithsesi këngëtarja ka treguar se për momentin është shumë e fokusuar në punë, për të patur një të ardhme sa më të mirë.