Kida dhe Mozzik në një lidhje dashurie? Këngëtarja sqaron të vërtetën dhe flet për raportin me Loredanën: Jemi njohur pas…

Kida dhe Mozzik janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre.

Thashethemet për një marrëdhënie intime mes dy këngëtarëve të njohur nisën pas bashkëpunimit të tyre të dytë.

Megjithatë, Kida i hodhi poshtë lajmet duke thënë se nuk janë të vërteta.

“E dinim se do flitej për një lidhje mes nesh, normale është. Ndoshta edhe pozat. Mesazhi ynë ka qenë përshkrimi i këngës, donim të zhvillonim një ngjarje dhe me e shfaq një temë të këngës. Ishte ideja jonë të bënim diçka më interesante. Nuk ka asgjë të vërtetë në këto thashetheme,”– tha këngëtarja e ftuar në emisionin “NIN”.

Kida tha se vazhdon të ketë raporte të mira me ish-bashkëshorten e Mozzik, Loredanën.

Ajo u shpreh se fillimisht është njohur me Mozzik dhe më pas me Loredanën, pasi ish-çifti nisën romancën mes tyre.

“Po vazhdojmë të kemi raporte të mira me Loredanën. Me të dy njihem prej shumë kohësh. Mozzik e kam njohur më përpara kurse Loredanën mbas nisjes së lidhjes mes tyre. Kemi ndenjur bashkë 24 orë. Kemi kontakte me njëra-tjetrën,”– tha Kida.

Ndërsa u tregua shumë e rezervuar për jetën private, pranoi se ka qenë e dashuruar.

“Po kam dashuruar. Jam njeri,”- u shpreh këngëtarja.

Pyetjes se çfarë pëlqen më shumë tek një mashkull iu përgjigj: “Dhëmbët i kam pikë të dobët, nuk e di pse. Dhëmbët, sytë, flokët. Më pëlqejnë djemtë me flokë të shkurtra.”

/Panoramaplus.al