“Kiarita po e shkatërron Luizin”, Kejvina për moderatoren: “Mendon vetëm për veten”!

Edhe pse ka dalë prej kohësh nga shtëpia e Big Brother, Kejvina Kthella vazhdon t`i ndjekë me kujdes situatat e krijuara atje dhe të komentojë mbi to.

Reagimi i fundit i modeles lidhej me debatin e mbrëmshëm mes Efit dhe Kiarës.

Në reagimin e saj, Kejvina thotë se Kiara e ka personale me Efin. Ndërsa kësaj të fundit u kujton se nuk ka përse cuditet nga sa ndodhi së fundi, sepse edhe ajo vetë kur erdhi puna tek loja u nda nga mikja e saj, Mikela.

Kejvina e mbështeti Luizin e tha se ai nuk duhet gjykuar pasi ka më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë, e është verbuar nga dashuria për Kiarën, ndërsa moderatores i rezervoi disa fjalë të ashpra.

Bordo