Kiara Titos i kthehet ish-i dashuri në makth, lutet të mos ia dëgjojë kurrë emrin Butrint Imerit

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Butrint Imeri festoi ditëlindjen e 25-të, gjatë një feste me familjarët dhe të afërmit e tij, ndërsa familja i bëri një dhuratë shumë special, makinë tip “Gbrabus 800” me vlerë 453.000 euro.

Një shifër kjo marramendëse e dhuratës, që nga videot e shpërndara duket se nxori nga vetja dhe vetë Butrintin, i cili u filmua duke përqafuar makinën.

Por si u ndje Kiara Tito, katër muaj pasi historia e saj me Butrintin mori vërtet fund? Përgjigjja është që këtej e tutje mos guxoni ta pyesni më Kiara Titon për Butrint Imerin, pasi ajo lutet të mos ia dëgjojë kurrë emrin.

Për një kohë shumë të gjatë, Kiara Tito është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin Butrint Imeri. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e shkrepura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu, Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.

Megjithatë, Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin, ashtu në emisionin “Express Rozë”. E pyetur për këngëtarin, ajo tregoi se i ka ardhur në majë të hundës me këtë histori, duke u shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme dhe kërkon që të mos e pyesin më.

“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, tha Kiara. Kujtojmë që vetëm dy muaj pasi moderatorja Kiara Tito celebroi lidhjen me Butrint Imerin në 25-vjetorin e saj të lindjes, ajo deklaroi publikisht se historia tashmë ka marrë fund dhe ajo është beqare.

Në programin “Abc e Pasdites” , katër muaj më parë ajo rrëfeu detaje ekskluzive për jetën private. Në këtë intervistë, Kiara u surprizua nga mesazhi i gjyshes, e cila përveç përgëzimeve, kishte edhe një kërkesë për mbesën e saj, duke shprehur kështu publikisht shqetësimin për fatin e mbesës, pasi i kishte dhënë fund lidhjes së gjatë e problematike me Butrint Imerin.

Mesazhi i gjyshes përloti moderatoren, e cila tregoi që gjyshja është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj, por edhe që është në brendësi të jetës së saj private. Gjyshja në video i kërkoi Kiarës të gjente një partner, çka la të nënkuptohej se ajo jo vetëm i kishe dhënë fund lidhjes me këngëtarin, por edhe s’ka asnjë shans për t’iu rikthyer lidhjes me të.

Kur u pyet për statusin e saj, nëse është në një lidhje ose jo, Kiara u shpreh: “Ka kohë për këtë pjesë. Nëna kam përshtypjen se do të më mbash edhe për ca kohë, nuk të shqitem kollaj. Nuk jam në një lidhje për momentin”.

Gjatë intervistës mësuam se tre këngëtarët më simpatikë për Kiarën janë Ledri Vula, Ermal Fejzullahu e Robert Berisha, teksa mësuam se s’ka asnjë këngë të preferuar të Butrint Imerit, duke lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore. Ky rrëfim i Kiarës për statusin e saj erdhi dy muaj pasi ajo e ngriti në një tjetër nivel lidhjen, pikërisht në 25-vjetorin e saj.

Pasi kaloi me simptoma të lehta Covid-19, prezantuesja Kiara Tito mblodhi të gjithë miqtë e ngushtë për ta pritur bashkë datën 19 janar, duke festuar 25-vjetorin e ndërkohë duke celebruar lidhjen e vjetër me këngëtarin Butrint Imeri. Ajo organizoi një festë që kishte si tematikë “tropical vibes”.

Kiara kishte zgjedhur një fustan të shkurtër me ngjyra, plot shkëlqim e me personazhe të njohur. Ishin pikërisht këta të fundit, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar. Në festë nuk mungoi Butrint Imeri me këngët e tij e në një prej videove të postuara nga Niko Komani shfaqej Kiara duke kërcyer.

Në sfond ishte kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur, duke dhënë mesazhin se ajo tashmë ishte rikthyer në lidhjen e vjetër, por problematike me Butrintin, pas flirtit të përfolur me Young Zerkën. Por nuk zgjati shumë dhe dukej se Kiara ishte rikthyer sërish te dashuria e vjetër me Butrint Imerin.

Prezantuesja dhe këngëtari Butrint Imeri për mbi dy vite u përfolën për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kanë folur hapur, përveç Kiarës, e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një “lidhje toksike”. E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, ata i hodhën pas krahëve mosmarrëveshjet si fillim para disa muajsh, pasi ndodheshin me pushime çift në plazhin e Dhërmiut në verë.

U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory”, nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”. E ndonëse nuk e pranuan se kanë pasur një lidhje, Kiara dhe Butrinti u kapën mat në verë.

Çifti ishte me pushime në Dhërmi dhe fotot në rrjetet sociale zbuluan se ndodheshin në të njëjtin vend. Kiara publikoi në “Instastory” foto nga plazhi, siç ka bërë më pas edhe Butrinti, një postim i koduar ky që përdoret shpesh nga personazhet e njohura kur duan të tregojnë se janë bashkë.

 

Burime pranë çiftit treguan se ata i kishin dhënë edhe një shans tjetër njëri-tjetrit, për t’u shkëputur më pas e për t’u rikthyer këtë fillim vit, rikthim që zgjati vetëm dy muaj pasi ja ku janë sërish të ndarë. Një rrëfim për këtë histori Kiara e bëri në “Instagram”.

“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë në histori toksike dashurie. Ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat. Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë.

Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.

Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur Butrint Imeri.

Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re gjatë pushimeve në Greqi.

Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë.

E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj. Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi. E pas një lidhjeje në distancë me disa ndarje e ribashkime me Butrint Imerin, ja ku e keni sërish Kiara Titon beqare.

/Panoramaplus.al