Kiara Tito vjen me një projekt të ri që nuk ka lidhje me televizionin!

Moderatorja e “Doktor Plastik” e cila së fundmi e pamë edhe në rolin e aktores në klipin e Butrint Imerit, “Hajt Hajt”, Kiara Tito, duket se ka vendosur të marrë një tjetër angazhim përtej televizionit.

Kiara-2

Vetëm disa minuta më parë në Instastory Kiara ka shpërndarë profilin e saj në Youtube duke i lajmëruar të gjithë se shumë shpejt ajo do të vijë me një ‘vlog’ ku mesa kuptuam tematika do të jetë makup-i dhe kujdesi për veten.

Kiara-3

Video të ngjashme të personazheve të njohur që bëjnë makeup duket se ndjekësit i preferojnë shumë sepse mjaft të kujtojmë suksesin që patën ‘vlog’-et e Lori Hoxhës dhe Armina Mevlanit në Youtube.

https://www.youtube.com/watch?v=dkEU6NMmIOI

Siç duket edhe Kiara ka parë se nga ndjekësit e saj ka mjaft interes kjo tematikë ndaj ka vendosur ta provojë një herë këtë eksperiencë të re që në të gjithë botën është kthyer në trend por mesa duket po përqafohet mjaft mirë edhe nga shqiptarët.