Kiara Tito për ish-partnerin: ‘Është njeriu që ma neverit më shumë’
Kiara Tito mesa duket paska marrë atë që në gjuhën e Gen Z njihet si “The ICK” nga ish-partneri. Nëse nuk e keni hasur ende këtë fjalë, “the ick” është një term që përdoret për lidhjet kur pëlqimi dhe afeksioni për dikë të kthehet në ndjenjë negative dhe neveritje.
Moderatorja ka treguar se ish-i dashuri ishte i pasigurtë me veten e tij dhe pasiguritë ia transmetonte asaj duke e komentuar fizikisht. Kiara thotë se sot ai njeri ia neverit.
“Unë kisha gjithmonë dyshimin se pse ky njeri nuk ka pasur asnjëherë lidhje të gjatë. Dhe realisht ishin shumë gjëra që nuk shkonin. Kishte shumë pasiguri te vetja e vetë dhe të gjitha m’i transmetonte mua. “Ua ti je kështu!”, “Iii shih si je ti!”. Unë mërzitesha po nuk e jepja veten. Thoja “hë se do kalojë” nga pëlqimi që kisha. Por, erdhi një pikë kur nuk mbante më ujë pilafi. Është njeriu që ma neverit më shumë kur e shoh në Tiranë.”– tregoi Kiara.