Kiara Tito më mirë pi alkool, sesa të pranojë lidhjen me Butrint Imerin

Përfliten prej kohësh për një lidhje dashurie, por që të dy e kanë mohuar me dhjetëra herë në intervista televizive. Këngëtari i famshëm Butrint Imeri dhe moderatorja shqiptare Kiara Tito, takoheshin e shpesh u panë në kafe bashkë dhe aty lindën dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre. Por çifti s’e pranoi asnjëherë dhe nuk po e pranon as tani. Në emisionin e së shtunës në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën, Kida njëra ndër shoqet më të mira të Butrintit, kërkoi nga Kiara që të dinte nëse ishin në lidhje ata apo jo, shkruan Prive. Ajo vendosi që të pijë një “shots” me alkool, dhe të mos i përgjigjej kësaj pyetje, dhe kjo na zgjoi dyshimet se përgjigja ishte positive.