Kiara Tito flet për emisionin e ri: Persona të ndryshëm do u nënshtrohen ndërhyrjeve plastike live
Moderatorja Kiara Tito ka nisur punë të re në televizionin “Klan”, ku do të prezantojë një emision të vetin i konceptuar mbi transformimin e personave, që do të marrin pjesë në të. E ftuar sot në emisionin “Kush vjen për drekë”, Kiara foli për emisionin e ri që do të prezantojë së shpejti.Kiara tregoi se emisioni do të jetë në formën e një “reality show”, me pjesëmarrjen e personazheve jo publikë. Formati fokusohet operacionet plastike, dhe personazhe të thjeshtë të cilët do t’i shohim në sallën e operacionit edhe gjatë jetës së përditshme. Kiara nuk tregoi një datë të saktë për fillimin e këtij emisioni.