Kiara qan në oborr, “Si guxon, a je në terezi?”/ Luizi-Po më bie në qafë
Pas situtës së krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një diskutim të ashpër me Luizin. Ajo i tha Luizit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.
Luizi i tha Kiarës se nuk i bëri asgjë, as nuk e preku, po thjesht po qëndronte te lavamani. Ajo tha se nisi të qante sepse nuk po merte dot frymë dhe se pavarësisht kësaj, Luizi nuk e mori mundimin të largohej nga aty.
Diksutimi mes dyshesh vijoi edhe në dhomën e garderobës. Kiara i tha Luizi se ka nevojë për hapësirën e saj dhe se veprimi që ai bëri në tualet është i pafalshëm. Sipas Kiarës, nëse ajo do ishte në vendin e tij, nuk do sillej njëlloj, por do i jepte hapësirën e duhur që ai të fitonte.
Luizi tha se Kiara po i “bie në qafë” kot atij. Ai madje shtoi se është normale që atë ta mbante në një cep të lavamanit.