Kiara puth Luizin, “çmendet” e gjithë Shqipëria!
Një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar, prisnin me padurim puthjen e Kiarës dhe Luizit, dy banorëve të Big Brother “Vip”, reality show që ka gozhduar para ekranit një audiencë të madhe.
Madje puthja e Kiarës dhe Luizit, u kthye në çështje kombëtare dhe jo vetëm pritej me padurim, por kërkohej me ngulm nga fansat e tyre. Më në fund ajo ka ardhur dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me një furi të paimagjinueshme.
Në fakt më shumë sesa Kiara dhe Luizi, puthjen e ka organizuar “Big Brother”, që vendosi që në shtëpi të zhvillohej një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do martohej ishte Luizi dhe Kiara. Pra shkurt, “puthja magjike” që prisnin shqiptarët, u inkurajua nga vetë produksioni.
Ja pamjet që shkaktuan “tërmet” në mbarë Shqipërinë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë!