Kiara e puthi më në fund dhe u bë dasëm e madhe, shokët e Luizit nga jashtë i bëjnë atij një super surprizë

Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer ditën e sotme puthje ne parë mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithçka ka ndodhu gjatë provës së dasmës, ku Kiara dhe Luizi ishin çifti që do të martohej.

Teksa Kristi ishte prifti, ai u tha se mund të putheshin pasi pranuan të merrnin njëri tjetri. Ishte Kiara ajo e cila e puthi e para Luizin.

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe këtë gjë e vërtetojnë fansat e tij çdo ditë e më shumë.

Megjithëse produksioni e ka ndaluar, për Luizin kanë shkuar dy drone ditën e sotme, vetëm brenda pak minutave. Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin.

Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”. Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.

Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot akoma pa kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.

Sigurisht Luizi nuk e ka idenë e popullaritetit që ka krijuar jashtë shtëpisë, mirëpo personi që menaxhon llogarinë e tij në Instagram çdo ditë përballet me një lumë ndjekësish që shtohet çdo herë e më shumë.