Kiara dhe Luizi: Do jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë

Sot banorët e BBV të ndarë në çifte do të prezantojnë “Live nga shtëpia” në Top Albania Radio. Një nga çiftet ishte Luizi dhe Kiara, të cilët përmes të tjerash kanë folur edhe për lidhjen e tyre. Luizin e dimë që shprehet hapur në çdo moment, por Kiara në përgjithësi është e rezervuar. Sot i habiti ndjekësit e radios dhe teleshikuesit duke treguar ndjesitë e para në shtëpinë e BBV dhe mendimin që ka pasur për Luizin kur e ka parë.

Ajo tha se që në fillim e ka menduar nëse një ditë mund të kishte diçka mes tyre, por menjëherë i ka thënë vetes “mjaft” sepse nuk donte të mendonte gjëra që nuk mund të ndodhnin. Nga ana tjetër nuk donte të dashurohej pasi nëse dashurohet ajo shkrihet dhe bëhet shumë e ëmbël. Kjo deklaratë i ka pëlqyer shumë Luizit.

Një tjetër pyetje e Kiarës gjatë emisionit ka qenë edhe cila është frika më e madhe që kanë kur të dalin jashtë. Luizi me humorin e tij ka thanë: “Për mua frika më e madhe është gjetja e një shtëpia shumë të madhe sepse dua ta mbush me fëmijë.”

Kiara ka qeshur dhe ka thënë: “Jemi në kohë për këtë gjë. Ndërsa për mua më shqetëson pak gërhitja , por që do ta gjejmë zgjidhjen.

Të dy së bashku në fund janë shprehur se nuk do jenë bashkë deri sa vdekja t’i ndajë. /A.S-Dritare.net