Kiara bëhet xheloze për Kejsin

Dita e sotme ka pasur disa “zënka” të vogla mes çiftit. Pas hatërmbetjes që i shprehu në mëngjes Luizit për mungesën e ritualit të përditshëm, Kiara tashmë duket se është bërë xheloze për Kejsin.

Luizi me tipin e tij i ka bërë komplimente banores së re e më pas kur ajo ka thënë se do bëjë dush, Luizi me të qeshur dhe në sy të Kiarës i ka thëne: “Kur që të vijmë te dushet.”

Këto veprime duket se nuk i kanë pëlqyer fort Kiarës dhe ja ka thënë hapur Luizit. Ajo ka gjetur edhe një qime të verdhë tek mjekra e tij, çka ka qenë shkaku kryesor që ka hapur bisedën. Luizi sërish me të qeshur i ka thënë se është e Kejsit dhe e ka pyetur a u bë xheloze.

Kiara nuk e ka pranuar xhelozinë, por thjesht ka thënë se është mungesë respekti për të kur i bën ato veprime me vajzat e tjera. Gjithsesi Luizi duket se po kënaqet nga këto nota xhelozie e mundohet çdo moment të përfitojë për të parë si reagon Kiara. /A.S-Dritare.net