Kiara apo Efi: Mësohet kush e fitoi luftën për moderimin e emisionit të njohur!

Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” e komentuan shumë emisionin “Përputhen”, e madje u përfol se Kiara mund të ishte drejtuesja e tij në një të ardhme të afërt, në vendin e Bora Zemanit.

Por në skenë doli dhe një pretendente tjetër për moderimin e këtij formati, vetë ish konkurentja e tij, Efi Dhedhes. “Kryefjala” thotë se Efi duket t`ia ketë hequr Kiarës “nga duart” këtë mundësi, pavarësisht dëshirës së saj të hapur për t`iu besuar programi në fjalë.

Bora vetë do të moderojë sërish ‘Dancing with the Stars’, cka e lë bosh vendin e prezantueses së “Përputhen”.

Për cdo rast, gjithcka do të sqarohet përfundimisht në shtator kur të nisë sezoni i ri i programeve në televizione, një sfidë e vërtetë për to në kohën kur pritshmëria e publikut prej produkteve qe ofrojnë, sa vjen e rritet.

Bordo