Ki kujdes, tani mund të kapesh “1 herë MAT”!

Programit “E diell” do t’i shtohet një rubrikë e re, dhe kush tjetër më mirë se Ervin Kurti mund ta bënte.

Ai prej vitesh krijon dhe sjell risi në këtë program, ndërka këtë herë do të na kapë “mat”.

Po-po, e lexuat shumë mirë. Promoja është publikuar dhe bëhet fjalë për “1 herë MAT”, një emision që do të ketë në fokus investigimin e tradhtive. Bashkë me të, në këtë aventurë të re do të jetë dedektivja e njohur Shkënda Lili.

Ka një datë kur do të nisë? Ende jo, por shumë shpejt do të mund ta shohim “ 1 herë MAT” dhe ne sigurisht do të mbetemi të mbërthyer para ekranit.

Kujdes, se tani mund të kapesh “mat”.