Khloe Kardashian zbulon sekretin për lëkurë të mirë, nuk janë produktet kozmetike
Khloe Kardashian dhe Malika Haqq promovuan së fundmi produktet e tyre të kozmetikës të kompanisë ‘Becca’. Pas këtij suksesi të radhës, Khloe ka folur për kujdesin e saj ndaj lëkurës. Ajo është shprehur se kur u bë nënë kishte raste kur flinte me ‘make-up’ në fytyrë dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndaj dhe gjendja e fytyrës së saj u përkeqësua shumë. Pas kësaj Khloe ka vendosur të ketë më shumë kujdes për lëkurën, duke përdorur disa produkte të ndryshme, por ajo që ka theksuar 34-vjeçarja është se asgjë përveçse ujit dhe një gjumi të rehatshëm nuk do ta përmirësonte më mirë fytyrën dhe pamjen e çdo vajze.