Khloe Kardashian: Tristan Thompson nuk është djali i duhur për mua
Khloé Kardashian ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Tristan Thompson.
Në një intervistë me bashkë-prezantuesin e “Good Morning America” Robin Roberts, Khloe deklaroi se nuk ishte e shkruar që ajo dhe basketbollisti të ishin bashkë.
“Me Tristanin u ndjeva tepër e sigurt në fillim dhe u ndjeva shumë mirë për njëfarë kohe”, u shpreh Khloe.
“Më kujtohet kur ai më tradhtoi para se të lindja True dhe unë munda ta lejoja atë të ishte në dhomën e lindjes. Mund të ishte dukur e çuditshme për botën e jashtme, por kur vajza ime shikon videot e mia në shtëpi, ato video do të jenë aq të pastra dhe perfekte sa munda t’i bëja unë.
Kardashian vuri në dukje se ndërsa ajo mendon se Thompson është ende “një djalë i shkëlqyer” dhe një baba i mrekullueshëm, ai “thjesht nuk është djali i duhur për mua”.
Kur u pyet se do donte më shumë privatësi mes traumave të saj personale, ajo tha: “Të gjithë i dëshirojmë ato kohë, patjetër që duam privatësi, por mendoj se të gjithë e dimë se në cfarë bote jetojmë”.
Marrëdhënia e ish ciftit është përfolur shpesh në media, sidomos pasi Tristan pati një fëmijë me një grua tjetër vitin e kaluar, teksa ishte ende në një lidhje me themeluesen e “Good American”./Lapsi.al