Khloé Kardashian thotë se të 30-at kanë qenë ‘dekada më e keqe e jetës’

Për shumë njerëz, të 30-at janë një nga periudhat më përmbushëse dhe të bukura në jetë, por ky nuk është rasti i Khloe Kardashian.

Ajo i quajti të 30-at e saj si “dekada më e keqe e jetës” pasi festoi ditëlindjen e 39-të javën e kaluar.

“E urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja e “Good American” në Instagram Story, ku tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast.

Ylli i “Kardashians” zbuloi një kartolinë nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39+ në pjesën e përparme me shkronja të zeza shoqëruar me një dorë që tregonte gishtin e mesit.

“Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartolinë, Alexa nuk e di ku e gjetë këtë…por është gjeniale.”

Khloe nuk ndau detaje të tjera se pse e konsideronte këtë dekadë si më të keqen e jetës së saj. Ne mund të hamendësojmë se mund të kenë ndikuar “beteja” e vazhdueshme me imazhin e trupit dhe peshën, të qenit në qendër të vëmendjes, tradhtitë e Tristan Thompson, ose thjesht nuk ka qenë dekada e saj e preferuar…

Anabelmagazine