Khloe Kardashian thotë se falë të ëmës, kishte frikë të bënte seks

Khloe Kardashian s’e ka patur dhe aq të thjeshtë rrugëtimin drejt seksit. Duket se nëna e saj, Kris Jenner dhe i ati Robert Kardashian janë përpjekur ta edukojnë rreth seksit përmes disa bisedash që e kanë shoqëruar për shumë gjatë.

Si vajza më e vogël e familjes, Khloe thotë se e ka patur më të thjeshtë falë Kim dhe Kourtney-it, pasi ka mësuar shumë nga eksperiencat e tyre.

“Besoj se ka qenë më e thjeshtë prej Kim dhe Kourtney-it. Kur je fëmija i tretë, ke dëgjuar thuajse gjithçka dhe mendoj se prindërit e mi e kanë kaluar shokun e seksit para martese të vajzave para shumë kohësh”.

Khloe, thotë se Kris, padashje ia kishte kthyer pak a shumë në makth seksin.

“Kisha frikë mos mbetesha shtatzënë. Prindërit më kishin frikësuar duke më treguar për çdo lloj rreziku. Më tregonin foto ku më prezantonin me herpesin, si dukej ai. Mendoja se nëse do të bëja seks, do merrja SST.”

Nga ana tjetër, Kourtney rrëfen se ka patur një eksperiencë ndryshe në lidhje me edukimin rreth seksit.

“Khloe dhe unë ruajmë kujtime të ndryshme nga kjo çështje. Kemi 5 vite diferencë, por pavarëshisht kësaj gjithmonë na është thënë që s’duhet të bënim seks derisa të martoheshim. Domethënë as mund ta mendonim si opsion.”

Sot të rritura dhe vetë nëna, Khloe thotë se është mbështetur gjithnjë tek to për të kuptuar çdo gjë në lidhje me jetën seksuale.

/Anabelmagazine