Khloe Kardashian nuk e do më Tristan Thompson, çifti drejt ndarjes
A është lidhja mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson drejt fundit? Burime për ‘People’ zbulojnë se Khloe nuk do t’ia dijë më për të. Që prej kohës kur u bë publik lajmi për tradhtinë e sportistit të njohur, lidhja e tyre ka qenë në qendër të mediave. Pak ditë pas lajmit, Khloe solli në jetë vajzën e saj, True dhe u shpreh se do t’i jepte një shans tjetër marrëdhënies me partnerin e saj. Kohët e fundit ata u fotografuan të lumtur, por tashmë largësia ka krijuar mundësinë që të ftohen gjërat.
Burime pranë Khloe, zbulojnë për “People”, se ylli i reality shoë-t të njohur nuk ka më ndjenja për Tristan. “Nuk dimë të themi si shkuan gjërat nga të qenurit mirë pranë njëri-tjetrit në mungesën e takimeve për javë të tëra, por Khloe është shumë mirë. Ajo është përqendruar tek e bija dhe gjithçka mendon është ajo”,-zbulojnë burimet, shkruan Ëho. Kujtojmë se basketbollisti dhe Khloe do të jetonin së bashku sipas planeve që u bënë publike së fundmi, por bukuroshja e ekranit nuk ka ndërmend ta realizojë këtë gjë, të paktën jo për momentin.