Khloe Kardashian ju mëson sekretin për buzë të plota
Kohët e fundit kemi vënë re se Khloe Kardashian është shfaqur me buzë më të plota, madje shumë fansa i kanë drejtuar pyetje për përdorimin e ‘fillers’. ‘Kardashian-ët’ nuk njihen për fshehjen e ndërhyrjeve estetike apo gjëra të ngjashme, prandaj për t’i dhënë fund thashethemeve, Khloe ka zbuluar në aplikacionin personal të gjithë hapat që zbaton për të pasur buzë të plota, në mënyrë natyrale. “Përdorni një laps buzësh që është i njëjtë me ngjyrën natyrale të buzëve tuaja. Vijëzo jashtë vijës që ka vetë buza duke nisur nga cepat deri tek mesi i buzës së sipërme. Nga njëri cep në tjetrin në buzën e poshtme. Përdorni shkëlqyes buzësh, nga ata që e bëjnë të duket e plotë, vetëm në pjesën ku keni aplikuar paraprakisht lapsin. Hidratoni buzët me produkte speciale dhe do të keni rezultatin që dëshironi”, ka shpjeguar Khloe, sipas ëho. Më herët ylli i “Keeping up ëith Kardahsians ka shpjeguar se shtatzënia ka ndikuar tek buzët e saj. Pasi solli në jetë vajzën e saj, ajo pati një ulje të ndjeshme te volumit të buzëve.