Khloe Kardashian infektohet me ‘Covid-19’: Kjo gjë është e vërtetë…

Virusi ‘Covid-19’ duket se ka prekur një tjetër personazh të njohur. “Enews” ka zbuluar se edhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe Kardashian është infektuar me virusin.

“Sapo zbulova se kam korona. Kam qëndruar në dhomën time. Do të jem mirë, por për disa ditë kam qenë shumë keq. Më lejoni t’ju them se kjo gjë është e vërtetë. Por të gjithë do e kalojmë. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, ka pohuar Khloe me anë të një videoje. Kardashian ka zbuluar se e ka kaluar momentin më të vështirë ndonëse ka pasur  dridhje, dhimbje koke, kollitje e të vjella.

Khloe ka shtuar se për momentin është vetizoluar dhe i ka kërkuar të gjithëve të bëjnë kujdes me shëndetin e tyre./revistawho.com