Khloe Kardashian flet pas tradhtisë së Tristan: “Ju nuk e dini ç’ndodh në shtëpinë time”

Khloe Kardashin nuk e ka falur tradhëtinë e Tristan Thompson dhe sigurisht që ende nuk e ka harruar skandalin që u lakua në të gjithë botën, fiks përpara se ajo të lindte vogëlushen True.
Ditën e djeshme, për herë të parë Khloe ka folur lidhur me këtë çështje në Twitter. Teksa një komentuese i tha se veprimi i saj për të qendruar me atë që e tradhëtoi ishte një veprim shumë hipokrit, kjo e fundit i është përgjigjur: “Nuk është fiks kështu! Ti nuk e di fare se çfarë ndodh në shtëpinë time dhe çfarë unë kaloj për të bashkëjetuar me diçka kaq të keqe që më ka ndodhur. Jam e lumtur për forcën që kam treguar. I vlerësoj opinionet tuaja dhe shpresoj që të mbani këto opinione edhe për persona të tjerë që njihni që kanë kaluar të njëjtat situata me mua…” ka përfunduar ajo.
Theksojmë se më herët, Khloe i ka injoruar të gjitha komentet lidhur me tradhëtinë e Tristan, sipas Blitz.al.