Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson çift fatal, poza seksi para se të bëhen prindër

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë në pritje të një djali. Pak para se të bëhen prindër çifti i lumtur kanë realizuar një set fotosh që transmetojnë emocionet e pritjes së ëmbël.
Në foton ku Khloe e puth partnerin në buzë ata duken vërtet shumë seksi. Sipas US Weekly, ylli televiziv po kalon një shtatzëni të lehtë. Nëna e saj Kris Jenner, ishte ajo që bëri me dije shtatzëninë e së bijës me Tristan Thompson. Edhe Tristan është shprehur shumë i lumtur që do të bëhet baba. Ai postoi në Instagram foto familjare ku dukeshin shumë të bashkuar. /Story.al/