“Këtu vdes nëse s’punon”- Trejsi Sejdini e mërzitur nga jeta në SHBA: Në Shqipëri kënaqesha, atje…
Trejsi Sejdini është zhvendosur në SHBA për të zhvilluar atje karrierën e saj si modele.
Ajo ka nisur të dalë në pasarelat e para, por për shkak të koronavirusit aktivtet e saj të punës janë pezullur dhe po qëndron e izoluar në shtëpi.
Por ky fakt duket se e ka mërzitur Trejsin, e cila ishte mësuar në Shqipëri të dilte.
Ish-missi në një video live në Instagram tha se nëse në SHBA nuk punon nuk arrin do të jetosh.
“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina njëherë se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën.
Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh.
Bën punë gjithë ditës, dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet o shpirt. Ç’a do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në bllok, se të gjithë kanë punët e veta,”- u shpreh Trejsi.