“Ketu kemi ardhur me një mision, do të ndërtojmë shtëpi”
Xhesika Berberi, modelja shqiptare e cila prej kohësh jeton në Amerikë, është kthyer në Shqipëri për tu ardhur në ndihmë disa prej të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
E ftuar ne emisionin Stay Tuned, nga Valbona Mhilli , ajo foli për këtë cështje, si dhe prezantoi ekipin me të cilët po bashkëpunon në nismën sensibilizuese për tu ardhur në ndihmë familjeve të prekura:
“Këtu kemi ardhur me një mision, do të ndërtojmë shtëpi!” është shprehur Berberi
“Unë kam një skuadër shumë të mirë, që falë tyre idetë janë shumë të qarta dhe e dimë shumë mirë se ku do shkojmë, me shpresën tonë dhe me ndihmën e njerëzve e të zotit kjo nismë do vazhdojë!”- vijon ajo.