Ketrin Gjoçaj habit me pamjen, si duket sot fëmija që dikur fshihej pas Vitit të Ri të shqiptarëve

Monika Lubonja ka ndarë me miqtë disa foto nga festa e 70 vjetorit të QKKF-së, si organizatore e këij eventi në Tiranë. “Një falenderim të veçantë për mjeshtrin, profesorin më të dashur për të gjithë fëmijët e të gjitha brezave, Robert Radoja. Faleminderit Genci, Keti, Petro, Blerina Bela Arbana për këtë aktivitet kaq të bukur që realizuam së bashku”, shkruante Monika poshtë fotove. Ndërkohë me shumë prej të gjithëve tërhoqi vëmendjen Ketrin Gjoçaj, e cila prezantoi këtë event të 70-vjetorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Ajo çudit me pamjen e freskët, edhe pse tashmë vitet kanë kaluar për të dhe madje është bërë gjyshe me kohë. Kujtojmë që prej disa vitesh në emisionet e fundvitit të Shqipërisë ishte e zakonshme që një fëmijë të përfaqësonte Vitin e Ri, dhe pas tij në disa raste fshihej Ketrin. Ajo hynte në skenë në mesnatë dhe i thonte fëmijëve të tjerë: “Mirëse ju gjej fëmijë të dashur, unë jam Viti i Ri”. Rreth kësaj eksperience Ketrin ka treguar më parë për mediat: ”Në vitin 1976, kur isha në klasën e gjashtë, më zgjodhën mua. Më pas më thirrën përsëri në dy vitet pasardhëse”, kujton Ketrina. “Ishte një privilegj i fëmijëve të shëndetshëm dhe të bukur. Unë isha e tillë e vogël”. E për të, nuk ishte vetëm një rol. “Ruaj kujtime të shkëlqyera. U bëra njësh me rolin, e adhuroja atë. Ishte diçka shumë e bukur të ishe personi që i sillte Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve”, është shprehur Ketrin ndër të tjera.