“Këto janë sytë e bukur të vajzës që dua më shumë”- Drini Zeqo flet për dashurinë më të madhe të jetës, zbulon me kë jeton

Drini Zeqo e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Por së fundmi, spikeri i lajmeve ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.

Ai tregoi se dashuria më e madhe e jetës së tij ështe e motra, Bora dhe zbuloi se ajo është shumë ndryshe nga Drini dhe ka peferuar të qëndrojë larg mediave.

“Sytë e bukur janë të një vajze që unë e dua shumë. Mbase është dashuria më e madhe. Është motra ime Bora dhe e dua shumë. Është shumë ndryshe nga unë, shumë e tërhequr, nuk ekspozohet në media. Kam qenë unë që i vogël që e mora këtë vëmendje dhe mbeti tek unë. Prozhektori mbeti nga ana ime,”- tha ai ndërsa në ekran iu treguar foto e motrës.

Spikeri gjithashtu rrëfeu se aktualisht jeton pjesërisht me familjen dhe pjesërisht vetëm.

“Unë jetoj pjesërisht vetëm, pjesërisht me familjen. Por akoma nuk jam shkëputur plotësisht. Në Shqipëri fëmijët janë të lidhur me familjen por besoj se është e shëndetshme. Shtëpia e nënës është e pazëvëndësueshme. Duhet ti shijojmë prindërit sa i kemi. Lum kush i ka. Është kënaqësi e madhe sa janë ende gjallë,”– tha ai i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”.

Ndërsa rrëfeu edhe dhimbjen për humbjen e babait. Drini Zeqo u shpreh se vdekja e tij erdhi në një moment kur po punonte në një projekt televiziv dhe iu desh të kyçte dhimbjen për të ecur përpara.

“Babi im nuk jeton më, ka ndërruar jetë. Ai udhëtonte shumë për shkak të punës. Atij i pëlqente shumë jeta dhe sfidat. Për shkak të një sëmundje, aksidenti cerebral nuk jeton më. Është moment që secili nga ne duhet të përballet në jetë. Është humbja e prindërit dhe humbaj e babait ishte moment i vështirë. Po punoja në një projekt televiziv në ato momente  dhe mu desh ta lija për një moment të kyçur dhimbjen dhe të ecja përpara. Të gjithë duhet të ecim përpara, të sfidojmë veten,”- tha Drini.

Panorama Plus