Këto janë dasmat e personazheve vip që u shtynë nga pandemia
Për disa të famshëm, viti 2020 do të ishte me plot kuptimin e fjalës, viti i tyre. Por pandemia globale ka ndryshuar plotësisht stilin e jetës duke detyruar që të gjithë ne të përshtatemi me rrethanat aktuale.
Ky vit ishte parashikuar me shumë dasma, por për shkak të pandemisë që ka pushtuar gjithë botën, ato fatkeqësisht janë shtyrë për më vonë.
Aktorja e njohur Emma Stone supozohej të ishte e martuar në këtë moment që po flasim, pasi dasma e saj me Dave McCary ishte parashikuar në mes të muajit mars në Los Angelos. Por për shkak të situatës së jashtëzakonshme, i ka detyruar që të shtyjnë ditën e dasmës pa dhënë asnjë detaj më tepër se kur do të ndodhë në të ardhmen.
Vetëm pak ditë më parë, Jennifer Lopez në një intervistë me Ellen DeGeneres njoftoi që planet e saj të dasmës me Alex Rodriguez do të shtyhen në një moment tjetër. Edhe pse nuk e kishin vendosur ende datën se kur do të ndodhte dasma, mendohej që në verë do të mund të shihnim Jennifer Lopez me fustan të bardhë. Ndërkohë më muajin maj ishte parashikuar një dasëm mbretërore.
Princeshë Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi do të martoheshin, por fatkeqësisht situata aktuale ua ka prishur planet dhe dasma është anulluar. 31-vjeçarja do të martohej më 29 maj me biznesmenin italian në Pallatin Saint James në Londër. Vlen të rikujtojmë se kjo është hera e dytë që dasma e tyre anullohet.
Edhe dasma e Katy Perry me Orlando Bloom e planifikuar të ndodhte këtë verë në Japoni do të anullohet për shkak të koronavirusit. Por ndër të tjera përflitet se çifti momentalisht po kalon një krizë dhe raporti i tyre ka ndryshuar që në momentin që këngëtarja e njohur mbeti shtatzënë.