Këto janë 7 vitet më të bukura të Ledina Çelos dhe arsyeja s’mund të ishte tjetër!
Ledina Çelo u bë nënë për herë të parë para 11 vitesh kur lindi djalin e saj, Erlisin por pas pak kohësh do të vinte në jetë edhe vajza e saj Perianna.
Perianna sapo ka mbushur 7 vjeç dhe Ledina i ka dedikuar asaj fjalët më të ndjera që dalin nga zemra e një nëne.
“Gëzuar ditëlindjen Perianna ime! Janë 7 vitet më të bukura të jetës sime me ty”, shkruan këngëtarja, teksa ka ndarë edhe një foto të veçantë nga lindja e vajzës së saj.
E shkëputur nga skena dhe projektet muzikore, prej kohësh Ledina i është dedikuar plotësisht familjes së saj. Në një intervistë të kohëve më parë, artistja thoshte se prioritet i saj janë fëmijët. “Dua që fëmijëve mos t’u mungojë asgjë, nuk e kam te gjërat materiale, por tek afeksioni njerëzor, te prania ime në jetën e tyre. Dua të rriten siç jemi rritur ne, me shumë njerëz pranë”, pohonte ajo.
Ledina Çelo jeton prej vitesh në Gjermani, por mbetet mjaft aktive me postimet e saj në rrjet, si një mënyrë efikase e komunikimit me fansat, për të cilët do të mbetet gjithmonë një këngëtare e dashur./revistawho.com