Këto janë 5 cilësitë që e bëjnë një mashkull të dashurohet me një femër

Një femër e dashuruar është e verbër, por një mashkull i dashuruar e humbet logjikën në çdo aspekt. Por përpara se të dashurohet, një mashkull i sheh mirë disa cilësi që dëshiron t’i ketë femra që ka pranë.

Vetëbesimi
Një femër e sigurtë në vete, pavarësisht defekteve të saj, që i njeh virtytet që ka, është një femër ideale. Meshkujt janë ekstremisht të tërhequr nga këto femra, pasi u duken si një mister që mund ta zbulojnë vetëata. Pra, janë lloji i femrës që fiton përherë vëmendjen e meshkujve.

Argëtuese
Meshkujt dashurohen me femrat që dinë se si të argëtohen, që shohin anën pozitive të gjërave dhe e zgjidhin gjithçka me humor të mirë. Ata ulen pranë tyre dhe nuk duan të largohen asnjëherë. E vlerësojnëbuzëqeshjen, energjinë dhe mënyrën se si ato jetojnë. Pra, meshkujt pëlqejnë një femër që e jeton jetën me optimizëm dhe ata mund t’i shohin femra të tilla edhe si mikesha shumë të mira.

Praktike
Meshkujt pëlqejnë femrat objektive, që dinë të mos kapen me detaje të kota. Ata duan femrat që e dinëçfarë duan dhe bëjnë gjithçka për ta arritur atë që duan. Meshkujve u pëlqejnë femrat praktike, që flasin pak, ama dinë të thonë shumë gjëra me pak fjalë.

Inteligjente
Meshkujt mezi presin t’u tregojnë miqve të tyre një femër inteligjente, e cila di të flasë për gjithçka dhe qëgodet me opinionet e saj. Në këtë mënyrë, ata vetë ndihen krenarë që kanë një femër të tillë pranë. Ndihen se kanë bërë zgjedhjen më të mirë në botë dhe me të do të shkonin edhe në fund të botës.

Feminiliteti
Meshkuve u pëlqejnë femrat e relaksuara, argëtuese, inteligjente dhe femërore. Ata i dashurojnë detajet nëflokët e femrave, aromën e flokëve, aromën e parfumit në qafë dhe çdo detaj tjetër femëror. Meshkujt mund të shprehen se nuk bëjnë diferenca midis një femre që e mban veten dhe njërës që nuk e mban veten, por kjo nuk është aspak e vërtet.