Këto janë 40 vendet më të sigurta nga Covid-19 sipas “Forbes”

Çdo ditë e më shumë informohemi mbi numrin e të prekruve dhe viktimave në vendet më të prekura nga koronavirusi.

Pandemia ka shkaktuar panik tek shumë njerëz anë e mbanë globit, ashtu sikurse ka sjellë qëndrime të ndryshme lidhur me situatën aktuale.

E vërteta që dimë me siguri është që Covid-19 është përhapur mjaftueshëm sa të sjellë ndërmarrjen e masave të forta në shumë shtete.

“Forbes” nga ana tjetër ka publikuar listën e 40 vendeve më të sigurta nga koronavirusi, e ndër to vendi ynë nuk bën pjesë.

Qipro dhe Greqia renditen përkatësisht në vendin e 29 dhe 30, ndërsa në të dyzetin është pozicionuar Sllovenia. Vendin e parë e mban Izraeli, të pestin Kina, ndërsa të dhjetin Hong Kongu.
Lista vijon si më poshtë:

1. Izrael
2. Gjermani
3. Kore e Jugut
4. Australi
5. Kinë
6. Zelanda e Re
7. Taivan
8. Singapor
9. Japoni
10. Hong Kong
11. Zvicër
12. Austri
13. Kanada
14. Hungari
15. Danimarkë
16. Hollandë
17. Norvegji
18. UAE
19. Belgjikë
20. Vietnam
21. Tajland
22. Finland
23. Luksemburg
24. Kuvajt
25. Çeki
26. Monako
27. Katar
28. Liktenshtajn
29. Qipro
30. Greqi
31. Estoni
32. Malajzi
33. Poloni
34. Irlandë
35. Kroaci
36. Turqi
37. Oman
38. Sllovaki
39. Latvia
40. Slloveni