Këto janë 3 vajzat e preferuara të publikut për të dalë në takim me Saimirin

Dje ishte nata e parë e “Love Story” dhe u njohëm me vajzat pretendente për të fituar zemrën e beqarit më të famshëm në Shqipëri, Saimir Kasemit. Vajzat patën mundësinë të prezantoheshin përmes një klipi të shkurtër, si dhe i njohëm më shumë në takimin e parë që pati secila me Saimirin.

Mirëpo, kush ishin ato që u pëlqyen më shumë nga publiku në këtë prezantim të parë?

Tv Klan krijoi një sondazh online në tvklan.al, ku mund të votoheshin vajzat konkurrente që publiku do të donte t’i shihte në një takim me Saimirin.

Pas mbylljes së sondazhit, 3 vajzat më të votuara nga publiku ishin:

Vivien Thano 

Keida Topi 

Suela Karaj

Megjithatë, në fund është gjithmonë Saimiri ai që vendos nëse do të marrë parasysh dëshirën e publikut për të dalë në takim me 3 vajzat apo do të zgjedhë konkurretet e tjera.