Këto foto nga Lori Hoxha dhe Emina Cunmulaj zbulojnë të ftuarit e tjerë të puntatës së parë të ‘Shiko Kush Luan’

Puntata e parë e ‘Shiko Kush Luan’ pritet të sjellë shumë surpriza për teleshikuesit, ashtu siç ka premtuar dhe moderatorja, Luana Vjollca.

Ndonëse programi do të shfaqet në ekran javën e ardhshme, me anë të fotove në rrjetet sociale janë zbuluar disa prej te ftuarëve në nisje të këtij sezoni.

Ka qenë Lori Hoxha ajo e cila ka publikuar një foto të Emina Cunmulaj përballë saj, njëjtë siç ka vepruar dhe modelja. Nga fotot e kapura dallohen dhe të ftuar të tjerë pas tyre si Kida, Mozzik apo Xhesika Berberi.

Vajzat duken mjaft të kuruara me veshjet elegante dhe ‘makeup-in’ perfekt, por për të zbuluar përgjigjet e pyetjeve të ndryshme apo lojërave, të gjithëve do u duhet të presin deri të shtunën e ardhshme në datë 26 shtator.

Kujtojmë se Vjollca ka treguar se skena e ‘Shiko Kush Luan’ do të jetë edhe më e madhe, ndërsa nuk do të mungojnë edhe lojëra të reja, pjesë e saj./revistawho.com