Këtë Vit të Ri, e kuqja ishte blu
E kuqe – kjo është ngjyra e parë që na vjen ndërmend kur mendojmë ç’do veshim për festat e fundvitit, një ngjyrë që është kthyer traditë duke qenë se çdo vit e shohim në ekran e të veshur tek personazhet e njohur.
Megjithatë këtë Vit të Ri, bluja ja mori të gjithë reputacionin të kuqes. Në emisione, spektakle, foto Instagrami e kudo vajzat e ekranit i pamë të vëshura me blu.
Duke nisur nga Rudina me emisionin e pasdites që mbajti në fund të vitit, ku u shfaq me një fustan velvet blu, për të vazhduar me Bora Zemanin me fustanin e saj blu në “Përputhen festive”, Soni Malajn e ftuar tek “Love Story”, Poni, Fjolla Morina e Adelina Berisha, të cilat uruan festat të veshura me këtë ngjyrë.
Epo kaq elegante sa duken vajzat me blu, ia vlejti të hiqnin dorë nga e kuqja./revistawho.com