‘Këtë vit nuk do të kërkoj asgjë por …’- Olta Gixhari i dërgon letër Babagjyshit, ja për çfarë e falenderon: Thonë që ti vjen përmes qiejve e slitën magjike

Olta Gixhari i ka dërguar një letër Babagjyshit për Krishtlindje.

Por ndryshe nga cndodh zakonisht, aktorja shqiptare nuk i kërkoi asgjë Babagjyshit, por i shkroi për ta falenderuar për ardhjen në jetë ‘të të shtrenjtit të saj, Amarit’.

Ajo ndau me ndjekësit një foto të djalit dhe shkroi se me këtë imazh dëshiron t’i tregojë qiejve se është e lumtur dhe ëndrra e saj u realizua.

‘I dashur babagjysh!

Kete vite nuk do kerkoj asgje,kete vite dua te falenderoj per me te shtrenjtin tim Amar! Thone qe ti vjen permes qiejve me sliten tende magjike,atje larte, thone qe eshte perendia me e bukur e deshirave dhe e endrave! Me kete foto kartolin dua ti tregoj te gjithe qiejve qe une jam e lumtur, endrra ime u realizua.

Mami, babi dhe Amar❤️❤️❤️

Faleminderit babagjysh!’– shkroi Olta Gixhari.

Aktorja dhe partneri i saj misterioz mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë pak muaj më parë.

Olta Gixhari ka treguar se kjo është një ëndërr e realizuar për të dhe se është shumë e lumtur që është bërë nënë.

Ndërkohë ajo ndan me ndjekësit herë pas here momente me të birin, ndërsa sigurohet t’i mbulojë imazhin.

/Panoramaplus.al